Warriors triumfojnë ndaj Hornets, Lakers pëson kundër Grizzlies

E publikuar: 26/02/2019 09:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.

Golden State Warriors ka vazhduar serinë e fitoreve pasi edhe në ndeshjet e fundit ka triumfuar në NBA.

“Luftëtarët” kanë shënuar fitore si mysafirë të skuadrës së Charlotte Hornets me rezultat 121:110.

Klay Thomspon ishte basketbollisti më efikas te kampioni në fuqi me 26 pikë gjersa te vendasit u dallua Cody Zeller me 28 pikë.

Në anën tjetër, Los Angeles Lakers duket se do ta ketë të vështirë të siguroj një biletë për në “play-off”.

“Engjëjt” kanë pësuar humbjen e dytë rresht duke zbritur në pozitën e 11-të të renditjes tabelore të Konferencës Perëndimore.

Shkaktar i pësimit të ri të Los Angelesit kësaj radhe ishte Memphis Grizzlies që triumfuan me pesë pikë diferencë, 110:105.

Ndryshe, fitore kanë shënuar edhe Brooklyn Nets, Houston Rockets si dhe Detroit Pistons. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Cleveland 110:121 Portland

L.A. Lakers 105:110 Memphis

Detroit 113:119 Indiana

Broklyn 101:80 San Antonio

Miami 121:124 Phoenix

Chicago 106:117 Milwaukee

Houston 119:111 Atlanta

Minnesota 112:105 Sacramento

New Orleans 110:111 Philadelphia

L.A.Clippers 121:112 Dallas