Wall Street Journal: Shitjet e Apple iPhone 8 do të shoqërohen nga vonesa

E publikuar: 16/09/2017 04:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

iPhone i ri i Apple i cili do të prezantohet më 12 Shtator pritet të ketë një rrugëtim të vështirë si rezultat si problemeve me zinxhirin furnizues raportoi Wall Street Journal ditën e Enjte.

E gjitha kjo mund të shkaktojë vonesa të dërgesave tek konsumatorët. Sipas WSJ Apple është një muaj prapa me prodhimin.

Aksionet e kompanisë ranë menjëherë me 0.4% në 161.26 dollar. Besnikët dhe investitorët e kompanisë presin me padurimin debutimin e iPhone 8-ës për të parë nëse do të arrijë të nisë një gjeneratë të re për kompaninë.

Ky model pritet të sjellë ekranet OLED me rezolucion të lartë, teknologji prekjeje më të mirë dhe ngarkim wireless krahas çmimit prej 1,000 dollarësh.

Ditën e sotme një tjetër raport i analistit të KGI Securities Ming Chi-Kuo thoshte se kompania është plotësisht e varuar nga Samsung për furnizimin me ekrane OLED. /PCWorld Albanian