Walker n’Kosovë, keni me u çuditë me kend asht idhnue!

E publikuar: 10/01/2017 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ushtaraku dhe diplomati amerikan në pension, William Walker, asht shpreh i zhgënjyem me zhvillimet politike në Kosovë.

Ish shefi i Misionit Verifikues të OSBE’s të vitit 1998- 1999 i cili denoncoi masakrën e forcave serbe ndaj popullsisë civile në Reçak të Shtimes, tha sot se deshiron me pa zhvillime ma pozitive në Kosovë.
I kthyem në Kosovë në vigjilje të përvjetorit të kësaj masakre, Walker sot ishte edhe në Kuvendin e Kosovës për me përcjellë për disa çaste nji seancë të jashtëzakonshme.

“Jam i dëshpëruem që gjanat nuk kanë shkue ma mirë. Isha këtu në kohën e çlirimit, isha këtu në kohën e pamvarësisë, dhe besoj pritjet ende nuk janë krye”, tha ai para gazetarëve në Kuvend.

“Shpresoj që gjanat kanë me shkue ma mirë, por jam i dëshpëruem”, tha ai shkurt.

Walker komentoi edhe arrestimin e ish-komandantit të UÇK’s për Zonën Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze në bazë të nji flet-arresti serb të leshuem në vitin 2004.
“Jam konfuz se si autoritetet franceze ende zbatojnë urdhën-arrestet e Serbisë. Francezët duhet me ditë se këto janë akte politike që vijnë nga Beogradi. Jam idhnue si Beogradi vazhdon me ba këso gjanash politike, por po ashtu edhe me Parisin”, tha Walker.