VV: “Zajednica” është e mirë vetëm për Mustafën, Thaçin dhe Serbinë

E publikuar: 30/08/2015 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Krerët e Lëvizjes Vetëvendosje po e kundërshtojnë fuqishëm krijimin e Asociacionit të komunave serbe, siç e quajnë ata “Zajednicën”
Në një Tribunë të organizuar sot nga kjo Lëvizje, janë munduar të japin shembuj se krijimi i këtij Asociacioni nuk është i mirë për qytetarët. Një të tillë e dha kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, i cili tha se situata e Kosovës është më keq se sa e thonë vetë ata.

Ahmeti thotë se qëllimi i asociacionit nuk është sensibilizimi i shtetit të Kosovës por zvogëlimi i shtetit të saj.