VV: Lajçaku e pranoi që nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë pa Kurtin

E publikuar: 17/06/2020 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi ka treguar se çka është biseduar në këtë takim, shkruan gazeta inFokus.

.Sipas njoftimit Lajçak ka thënë se nuk mund të ketë një përfundim të suksesshëm të dialogut pa përfshirjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje në dialog.

“Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë z. Lajçak gjatë takimit theksoi interesimin e Brukselit për dialog me parime e marrëveshje për normalizim midis dy vendeve. Por, z. Lajçak u shpreh se nuk mund të ketë marrëveshje të suksesshme pa përfshirjen e Kryetarit Albin Kurti dhe Lëvizjen VETËVENDOSJE!, kjo duke marrë parasysh përkrahjen gjithnjë në rritje dhe ndikimin e madh brenda vendit. Ai njoftoi që Brukseli po punon për rifillimin e dialogut i cili pritet të nis në muajin që vjen”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kreu i VV-së  në këtë takim ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi është i domosdoshëm por duhet të realizohet larg marrëveshjeve sekrete për shkëmbim territoresh.

“Ndërsa, Kurti nënvizoi se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm. Dialogu duhet të zhvillohet në mënyrë transparente, larg nga marrëveshjet sekrete për shkëmbim territorial dhe me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dialogu duhet të udhëhiqet nga përfaqësues legal dhe legjitim e jo nga këta që kanë kontrabanduar pushtetin duke rrëzuar qeverinë e mirë dhe demokratike të zgjedhur nga populli. Prandaj, zgjedhjet janë të domosdoshme dhe të pashmagmshme për një qeveri legjitime e kredibile të dialogoj dhe të arrij një marrëveshje të qëndrueshme e afatgjate”, thuhet në njoftimin e VV-së./GI/