VV kundërshton udhëheqjen e dialogut nga Thaçi, paralajmëron protesta

E publikuar: 02/07/2018 20:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje e kundërshton udhëheqjen e bisedimeve nga presidenti Thaçi. Madje paralajmëruan protesta nëse ndodh një gjë e tillë.
Glauk Konjufca thotë se është parlamenti ai që duhet ta ndal Thaçin në këtë aspekt.

Në anën tjetër Konjufca e fajëson kryekëput kryeministrin Haradinaj për udhëheqjen e dialogut nga Thaçi.

Faza finale e dialogut Kosovë – Serbi aktualisht po udhëhiqet nga presidenti, Hashim Thaçi i cili po kundërshtohet nga sgumica e partive politike në Kosovë.