VV: Kosova ka dështuar në fushën e sigurisë

E publikuar: 24/12/2018 14:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi foli për fushën e sigurisë dhe dështimet qe ka pësuar Kosova në këtë fushë, raporton “Zëri.info”.

Rexhep Selimi tha se institucionet e Sigurisë së Kosovës  kanë kaluar situata të vështira këtë vit, përveç kësaj sipas Selimit në këto institucione kanë ndodhur edhe skandale të shumta si vjedhja në dhomën e dëshmivev dhe ngjarja me deportimin e gjashtë turqëve në mënyreë krejtë të paligjshme.

“Nuk mund të mos e përmendim edhe faktin që brenda këtij viti kanë ndhour ndryshime në Ministrinë e Punëve të Brendshme me ndërrimin e ministrave të cilët edhe pot ë donin të punonin mirë nuk kishin mundësi, kështu duke shkaktuar kolaps në funksionimin e kësaj ministrie”, tha Selimi.

Përvec ministrisë, Selimi përmendi edhe institucione tjera që sipas tij kanë dështuar të sjellin siguri