VV-ja kundër ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, kërkon rrëzimin e qeverisë

31.05.2018 17:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
VV-ja kundër ndërtimit të termocentralit “Kosova e Re”, kërkon rrëzimin e qeverisë

Memli Krasniqi, në emër të GP të PDK-së, tregoi se e kanë përkrahur ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” duke thënë se do të realizohet nga investime private ndërsa qeveria nuk do ndajë asnjë cent për këtë termocentral.

“I tëri ky investim do të kthehet pas 20 vite në pronësi tonën, pa asnjë financim shtesë. Duhet theksohet se projekti Kosova e Re do realizohet nga investime private, qeveria nuk do ndajë mjete nga buxheti i vet”, tha Krasniqi

Liburn Aliu në emër të GP të LVV-së, tha se me fillimin e termocentralit do të ketë një rritje të lartë të tarifave, rritje e cila, sipas Aliut, nuk do të mirëpritet nga qytetarët, raporton Ekonomia Online.

“Për periudhën për 20 vjet ata do t’i paguajnë ato para. Nëse këto shifra përkthehen në tarifa atëherë do të kemi rritje varësisht të komponimeve që kemi me i pasë. Mirëpo një rritje kaq e lartë e tarifave nuk do të mirëpritet nga konsumatorët …”.

Aliu më tutje bëri të ditur se kompania e cila do të merret me punën e termocentralit ka për detyrë që ta blejë tërë kapacitetin e termocentralit të ri edhe nëse Kosova nuk ka nevojë për to.

Sipas tij, atë energji, kompania do ta shesë më lirë sesa kostoja e prodhimit.

“Kjo kompani do të ketë për detyrë të blejë tërë kapacitetin e termocentralit të ri. Pati apo nuk pati nevojë Kosova, atë energji kjo kompani do ta shesë më lirë sesa kostoja e prodhimit. Shteti në këtë rast e merr përsipër humbjen, e Contour Global e merr përsipër fitimin. Nuk mund të ndodhë askund në botë që komplet rrezikun e një biznesi ta bartë dikush tjetër. Kjo do të jetë drejtpërdrejt në kurriz të qytetarit. Qytetari do ta paguajë komplet rrezikun e kësaj kompanie”.

Aliu ka bërë thirrje të bashkohen e të shkojnë në zgjedhje të reja, ta bëjnë rrëzimin e qeverisë, të ndalin Zajednicën dhe Contour Global-in.

Ndërkaq kryeministri Ramush Haradinaj iu drejtua deputetit Aliu duke i thënë se deputetëve shqiptarë nuk u takon ta krahasojnë Contour Global-in me Zajednicën.

“Nuk mendoj që është në rregull .. nuk na takon ne shqiptarëve, deputetëve shqiptarë me krahasu Contour Global-in me Zajednicën. Je gabim shumë. Nuk është Contour Global si Zajednica. Nuk ka të drejtë askush në këtë kuvend që të thotë se investimi në Contour Global është si Zajednica e të bëhet thirrje për me rrëzu”.

“Ju siguroj nuk e di a ka vjedh naj kush para meje, por nuk është korrupsion nuk është Axos.. unë nuk kom mujt me hy në kurrfarë marrëdhënie korruptive me ta. Nuk kom provu por nuk kom hy. Kjo është marrëdhënie serioze i kanë ligjet ma strike antikorrupsion. E me rrëzu qeverinë, kur t’i bëni numrat e rrëzoni… këtu jam”.

Liburn Aliu iu përgjigj kryeministrit duke thënë se e përbashkëta e Zajednicës dhe e Contour Global-it është se të dyja janë të këqija për Kosovën.

“Zajednica edhe Contour Globali nuk thashë që janë një. E përbashkëta e tyre është se janë të këqija të dyjat për Kosovën. Të dyjat janë të rrezikshme për Kosovën, të ardhmen e fëmijëve e rrezikojnë”.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Akuzohet se vrau vëllezërit Berisha për prerje të pyllit

Akuzohet se vrau vëllezërit Berisha për prerje të pyllit

Zemaj: Zgjedhjet e reja janë në interes shtetëror

Zemaj: Zgjedhjet e reja janë në interes shtetëror

FSK-ja fiton medalje në Britani

FSK-ja fiton medalje në Britani

Pacolli: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh po merr mbështetje çdo ditë e më shumë

Pacolli: Ideja e Thaçit për korrigjim kufijsh po merr mbështetje çdo ditë e më shumë

Prokurori i Gjykatës Speciale mori dosje në Prishtinë dhe Prizren

Prokurori i Gjykatës Speciale mori dosje në Prishtinë dhe Prizren

Pacolli tregon se Gashit pas largimit nga detyra e ministrit do t’i jepet një post tjetër

Pacolli tregon se Gashit pas largimit nga detyra e ministrit do t’i jepet një post tjetër

Lëndët e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Hagë

Lëndët e krimeve të luftës nga Gjykata Themelore e Prishtinës në Hagë

Scott ia rikujton Serbisë se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur

Scott ia rikujton Serbisë se SHBA-të e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur

Haziri përgëzon Ermal Elezin për suksesin në garën ndërkombëtare Diamond Cup

Haziri përgëzon Ermal Elezin për suksesin në garën ndërkombëtare Diamond Cup

Hoxha: Përkrahja e Gjermanisë për liberalizimin e vizave e domosdoshme

Hoxha: Përkrahja e Gjermanisë për liberalizimin e vizave e domosdoshme

U ulen dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin e ndeshjes Shqipëri – Izrael

U ulen dënimet të akuzuarve për terrorizëm në rastin e ndeshjes Shqipëri – Izrael

AKR-ja konfirmon emërimin e dy ministrave të rinj

AKR-ja konfirmon emërimin e dy ministrave të rinj

Rreth 150 thasë mbeturina largohen nga Prishtina

Rreth 150 thasë mbeturina largohen nga Prishtina

Vendet që do të mbesin pa rrymëVendet që do të mbesin pa rrymë

Vendet që do të mbesin pa rrymëVendet që do të mbesin pa rrymë

Tërheqja nga “Kosova e Re”, sinjal edhe për investitorët e huaj

Tërheqja nga “Kosova e Re”, sinjal edhe për investitorët e huaj

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre personave për vjedhje

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre personave për vjedhje