VV-ja i bashkohet LDK-së në refuzimin e ftesës së Veselit

E publikuar: 21/12/2018 12:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

As Lëvizja “Vetëvendosje” nuk do të jetë pjesë e tryezës të thirrur për të mërkurën nga kryeparlamentarit Kadri Veseli për të diskutuar për dialogun, ka thënë deputetja kësaj partie Albulena Haxhiu. 11:44

LDK-ja refuzon ftesën e Veselit për Dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës ka refuzuar ftesën e kryeparlamentarit Kadri Veseli për diskutime rreth Dialogut.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se koalicioni qeveritar më herët nuk ka pranuar të zgjidh ngërçin për çështjen e dialogut.

“Ekipi dialogues ka marrë vetëm 59 vota që nuk përbëjnë shumicën e thjeshtë”, ka thënë Hoti.

Ai ka shtuar se Veseli dhe Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi politike për të udhëhequr me vendin/SH.B..koha.net