VV i dërgon letër LDK-së

E publikuar: 16/01/2020 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendsoje e ka nisur sot një letër për kreun e LDK-së, Isa Mustafën shkruan Gazeta Express.

Televizioni T7 njofton se letra ka arritur momentalisht në selinë e LDK-së në Prishtinë, megjithëse deri më tani nuk dihet përmbajtja e saj.

Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndonjë ofertë të re.

Kujtojmë që dy partitë ditëve të fundit kanë vënë në tavolinë të diskutimit ofertat e fundit që mund t’i çojnë në koalicion.