Vushtria mbetet njëra ndër komunat më me shumë raste aktive me COVID-19

E publikuar: 16/06/2020 12:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Komunën e Vushtrrisë dje janë konfirmuar edhe 15 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, mbrëmë në Klan Kosova tha se rastet janë familjarë, ku 40 raste janë brenda një familjeje.

“Mbi 40 të infektuar janë me të njëjtin mbiemër, mbi 30 të infektuar janë kanë mbiemër tjetër të njëjtë, si dhe mbi 20 të tjerë të infektuar kanë po ashtu tjetër mbiemër”, tha Tahiri.

Rastet e konfirmuara dje në Vushtrri janë mostrat e marra të datës 12 qershor 2020.

Ndërsa priten edhe rezultatet e 36 mostrave të tjera, të cilat janë marrë më 13 dhe 15 qershor.

Numri total i rasteve aktive me koronavirus në Vushtrri është 169.

Sipas vendbanimit të infektuarit e djeshme në Komunën e Vushtrrisë janë: 10 raste Vushtrri, 3 raste Akrashticë, 1 rast Begaj dhe 1 rast Maxhunaj./Gazeta Sinjali/