Vunë kurorë mbi rrjetën e kapur për shkëmbinj, në 120 metra lartësi (Foto)

E publikuar: 24/01/2018 20:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ryan Jenks dhe Kimberly Wegin nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, kanë vënë kurorë mbi një rrjetë të vendosur mes disa shkëmbinjve në Utah, në afro 120 metra lartësi.

Ata ishin njoftuar në një festival që zhvillohet në atë zonë, ku mblidhen alpinistë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa vitin e kaluar ishin fejuar në po të njëjtin organizim, transmeton Telegrafi.

Kur erdhi momenti për t’i bërë ‘betimet e përjetshme për njëri-tjetrin’, nuk kishte vend më të mirë se aty ku kanë kaluar momentet më të bukura së bashku.

“Epike, e mahnitshme dhe e çmendur”, është përshkruar ceremonia tyre martesore, që u zhvillua vetëm një ditë para se të niste festivali.

Andy Lewis është miku inxhinier i të porsamartuarve, që punoi rrjetën së bashku me një pjesë të shtuar, që ngjanë paksa me shtegun që dërgon nusen deri te altari.

Megjithatë, Kimberly nuk është shoqëruar nga babai, i cili ndaloi në cep të shkëmbit sepse ishte shumë i frikësuar. /Telegrafi/