Vullkani Kilauea vazhdon të nxjerrë llavë edhe pas një jave, prej të çarave në tokë po del flakë e kaltër (Video)

E publikuar: 25/05/2018 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët në Hawaii mbetën të mahnitur, nga flakët e kaltra që po dalin prej të çarave në tokë, ndërsa në sfond vullkani Kilauea po vazhdon të nxjerrë lavë.

Pamjet jo natyrore, vijnë pas një jave rrjedhe të pandërprerë të lavës, që detyroi evakuimin e familjeve dhe bizneseve, transmeton Telegrafi.

Flakët e kaltra shkaktohen nga metani nëntokësor, që depërton nëpër të çara dhe ndizet prej lavës së vullkanit.

“Është dramatike, duket shumë e frikshme”, ka thënë Jim Kauahikaua, hulumtues gjeologjik nga Shtete e Bashkuara.

Sipas tij, kjo është hera e dytë në jetë që po sheh flakë të kaltra, që ndodhin pasi të ketë pasur erupsion. /Telegrafi/