Vulin: Ivanoviq është i pafajshëm

E publikuar: 22/02/2017 16:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punës, Aleksandar Vulin ka thënë se është i kënaqur që Oliver Ivanoviq më në fund do ta sheh familjen e tij, por është  shumë i trishtuar që një njeri i pafajshëm ende duhet që ta vërtetojë pafajësinë e tij.

Ai ka shtuar se për këtë rast, duhet të jetë e trishtuar e gjithë Evropa.

Ky reagim i tij erdhi në ditën kur Gjykata Themelore në Mitrovicë vendosi që t`ia zëvendësoj masën e paraburgimit me arrest shtëpiak,transmeton Klan Kosova.

Gjykata e Apelit në Prishtinë ka vendosur javën e kaluar që Ivanoviq t`i përsëritet gjyqi, pasi u hodh poshtë vendimi i shkallës së parë me të cilin ai u dënua me nëntë vjet burgim.

Politikani serb akuzohet për vrasjen e shqiptarëve në prill të vitit 1999 në jug të Mitrovicës, si dhe për vrasje të shqiptarëve në shkurt të vitit 2000 në veri të këtij qyteti.