Vulin: Deklarata e Yee-së, presioni më i ashpër ndaj Serbisë

E publikuar: 24/10/2017 09:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes të Serbisë, Aleksandar Vulin, lidhur me deklaratën e Zëvendësndihmës i Sekretarit të SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, me rastin e vizitës së tij në Beograd, deklaroi se “kjo, deri më tani, përbën një presion më të ashpër jodiplomatik ndaj vendit tonë”.

“Nuk di se si do të jetë pozicioni dhe përgjegjia e kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por jam i sigurtë se do të dijë të përballet me presione, sikurse ka bërë deri më tani”, dekaroi ministri serb, Vulin, njoftojnë mediat serbe.

Por edhe në emrin tim, deklaroi Vulin për mediat serbe, mund të them se kjo nuk është deklaratë e miqësisë së mirë dhe nuk është delkaratë e një njeriu që ia do të mirën Serbisë dhe respekton atë.

“Serbia vendimet e veta do të marrë vetë, pavarësisht se sa të të mëdhenj janë ata që pretendojnë të vendosin për fatet tona”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Bëhet e ditur se kjo deklaratë e ministrit Vulin vjen si reagim ndaj deklaratës së Zëvendësndimhmës i SHBA-ve, Hoyt Brian Yee, i cili kishte deklaruar se vendet që aspirojnë në BE duhet t’i harmonizojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore e jo të ndjekin standarde të dyfishta, duke aluduar në marrëdhëniet Beograd-Prishtinë.