Vuçiqi viktimë, Evropa solidarizohet me të në 20 vjetorin e gjenocidit

E publikuar: 11/07/2015 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Shpreh solidaritetin tim me Vuçiqin, i cili sot shkoi në Srebrenicë. Paqja arrihet vetëm me pajtim”.

Kështu ka shkruar në profilin e saj në Twitter, shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, raporton Koha.net.

Përfaqësuesja e lartë për politikë dhe siguri ka shprehur kështu solidaritetin për kryeministrin serb Aleksander Vuçiq, për sulmin ndaj tij në Potoçare. Por ajo nuk ka qenë e vetmja që e ka bërë një gjë të tillë. Edhe Tornbjorn Jagland, sekretari gjeneral i Këshillit të Europës, Johanes Han, komisar për politikën e fqinjësisë dhe negociata, shprehën keqardhjen për Vuçiqin, derisa Srebrenica po kujton 20 vjetorin e gjenocidit që u krye atje, ku mbetën të masakruar rreth 8 mijë djem e burra myslimanë.

Vet kryeministri serb që u sulmua me gurë nga boshnjakët, tha se është qëlluar me gurë në buzë, e syzat i janë thyer.
“Shpreh keqardhje se diçka e tillë ka ndodhur. Disa njerëz nuk e njohin se jam për pajtim. Por, pa marrë parasysh çfarë pashë, urrejtje që deri më tani nuk e kam parë, dora ime mbetet e shtrirë për popullin boshnjak”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiqit, sot po i kujtohet deklarata që e kishte dhënë këtu e 20 vjet më parë, ku ndër të tjera kishte deklaruar “se nëse e vrisni një serb do t’i vrasim 100 myslimanë”.

https://www.youtube.com/watch?v=Mnzu3Zxw4ak