“Vuçiqi po përgatit një befasi sonte në Bruksel”

E publikuar: 23/03/2018 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zv/kryeministri serb, Nebojsa Stefanoviq ka thënë se nuk përjashtohet mundësia që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq të përgatisë një befasi për Prishtinën dhe BE-në, sonte në Bruksel, raporton KTV.

Reagimi i tij vjen pas deklaratës në Prishtinë të kryeministrit Haradinaj, që ai as që është marrë me Asociacionin e Komunave Serbe.

“Ajo që mund të them është se Vuçiqi mund t’ua përgatisë një befasi sonte dhe nuk e përjashtoj mundësinë që ne të marrim vendim ta formojmë vetë Asociacionin e Komunave Serbe pa na u bërë vonë se kush çka ka për të thënë për këtë”, ka thënë Stefanoviq në një intervistë televizive.

Ai ka thënë se bisedimet do të jenë të rënda për Vuçiqin, por jo vetëm për të./koha.net/