Vuçiqi i kërkon Thaçit kompromis: Marrëveshja finale nuk është çështje dëshire

14.02.2020 17:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vuçiqi i kërkon Thaçit kompromis: Marrëveshja finale nuk është çështje dëshire

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, iu është përgjigjur deklaratave të presidentit Hashim Thaçi i cili gjatë një deklarate për media nga Mynihu tha se shpreson që marrëveshja finale Kosovë-Serbi të arrihet përgjatë këtij viti.

Kreu i shtetit serb ka thënë se një gjë të tillë e dëgjon për më shumë se 7 vjet dhe sipas tij arritja e një marrëveshje finale nuk është çështje dëshire.

Vuçiq ka thënë se arritja e marrëveshjes përfundimtare varet nga fakti nëse shqiptarët janë të gatshëm të negociojnë për një kompromis.

“Për 7 vjet e kam dëgjuar një qëndrim të tillë.. nuk varet nga dëshirat politike por në realitetin politik dhe dëshirën e shqiptarëve për të diskutuar rreth kompromisit”, ka thënë Vuçiq në Mynih, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një prononcimi para gazetarëve sot në Mynih ka thënë se shpreson që ky mund të jetë viti i marrëveshjes.

Ai ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi dhe përkushtimi i administratës së Donald Trump, ndërkohë ka thënë se nëse dialogu do t’i lihet BE’së atëherë do të humben edhe dekada dhe Kosova do të vazhdojë të mbetet e izoluar.

“Dua të shpresoj që ky vit mund të jetë viti që definitivit mund të arrihet marrëveshja paqësore mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë. Mendoj që ka vullnet që kjo të diskutohet kjo mundësi edhe në Prishtinë edhe në Beograd. Por këtë rast të një fokusit të jashtëzakonshëm të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së duhet ta shfrytëzojmë dhe ta ruajmë, në mënyrë që të mos humbasim dekada derisa ta rikthejmë edhe një herë këtë vëmendje dhe interesim të sinqertë dhe shumë të vendosur të lidershipit të presidentit Trump dhe administratës së SHBA’së. Sepse nëse mbesim me adresë kah Brukseli rreth këtij procesi atëherë do të humbim jo vite por dekada, dhe do të mbesim një vend i izoluar. Por dua të shpresoj që do të jetë një proces i koordinuar mes Ëashingtonit dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar sot Hashim Thaçi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Osmani: Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë

Osmani: Pra brenda pak ditësh do të jemi në gjendje për çështjen e tarifës ndaj produkteve të Serbisë

Reciprociteti vendoset brenda disa ditëve

Reciprociteti vendoset brenda disa ditëve

Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

Dyshimet e reja në tragjedinë e Gjilanit: Vëllai vrau vëllanë dhe prindërit, e shokuar motra vret atë dhe veten (VIDEO)

Një histori tmerri në Kosovën e pasluftës

Një histori tmerri në Kosovën e pasluftës

Berisha: Edi Rama është tradhtar, mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re dhe shkëmbimin e territoreve

Berisha: Edi Rama është tradhtar, mbështeti krijimin e Jugosllavisë së re dhe shkëmbimin e territoreve

Kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

Kërkohet unitet politik për dialogun me Serbinë

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve të PK-së lidhur me rastin e vrasjeve respektivisht vetëvrasjes në Gjilan

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve të PK-së lidhur me rastin e vrasjeve respektivisht vetëvrasjes në Gjilan

Shpend Ahmeti i gatshëm të takohet me Kryeministrin Kurti

Shpend Ahmeti i gatshëm të takohet me Kryeministrin Kurti

Policja në Gjilan kishte probleme mendore, mjeku kishte rekomanduar t’i merret arma zyrtare

Policja në Gjilan kishte probleme mendore, mjeku kishte rekomanduar t’i merret arma zyrtare

Qeveria pritet të shkarkojë Bordin e Telekomit (Video)

Qeveria pritet të shkarkojë Bordin e Telekomit (Video)

Dekretohen emrat e deputetëve të rinj, betimi i tyre pritet në seancën e radhës

Dekretohen emrat e deputetëve të rinj, betimi i tyre pritet në seancën e radhës

Rrotullohet vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen katër persona

Rrotullohet vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, lëndohen katër persona

Policja që dyshohet se kreu masakrën në Gjilan i ishte nënshtruar një trajtimi psikik para disa muajsh

Policja që dyshohet se kreu masakrën në Gjilan i ishte nënshtruar një trajtimi psikik para disa muajsh

Shqipëria, pos parave kërkon edhe punëtorë nga vendet e huaja

Shqipëria, pos parave kërkon edhe punëtorë nga vendet e huaja

Haziri propozon një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

Haziri propozon një ditë zie pas tragjedisë në Gjilan

Aksident zingjiror në rrugën Luan Haradinaj

Aksident zingjiror në rrugën Luan Haradinaj