Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë e padhembshme për serbët

16.04.2018 19:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vuçiq: Zgjidhja për Kosovën nuk do të jetë e padhembshme për serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se nuk është i sigurt nëse deri në fund të prillit do të ofrojë zgjidhjen e tij për Kosovën, por garantoi se do të punojë shumë për të arritur një zgjidhje kompromisi.

Vuçiq, këto komente i bëri pas takimit me kryeministrin e Shtetit Baden-Württemberg, Winfried Kretschmann, ndërsa shtoi se zgjidhja për Kosovën “nuk do të jetë e padhembshme për serbët”.

“Me cilëndo zgjidhje që të dalim, ajo do të pritet me thikë, si në rajon, Evropë e botë, ashtu edhe në Serbi”, tha Vuçiq, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Ai ritheksoi se e kundërshton idenë e “konfliktit të ngrirë”, sepse nuk dëshiron të lë probleme për gjeneratat e ardhshme, transmeton Koha.net.

Vuçiq nuk deshi të komentojë deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se Bujanoci dhe Lugina e Preshevës janë “Kosova Lindore”, sepse, siç tha ai, nuk dëshiron të flasë për dëshirat e dikujt për territor, por për të ardhmen e Serbisë.

Presidenti serb tha se Serbia dhe Gjermania kanë qëndrimet të ndryshme për pavarësinë e Kosovës, por tha se nuk është zgjidhje e mirë që të mos bisedohet me shtetet që e kanë njohur Kosovën.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Shqiponja e Xhakës e Shaqirit ka nxitur debat politik në Zvicër

Shqiponja e Xhakës e Shaqirit ka nxitur debat politik në Zvicër

“SHBA kërcënoi Ramën, mos vallë kryeministër do të bëhet Majko?”

“SHBA kërcënoi Ramën, mos vallë kryeministër do të bëhet Majko?”

Ankaraja kritikon politikat amerikane ndaj Iranit

Ankaraja kritikon politikat amerikane ndaj Iranit

Përplasja me Ramën për Teatrin, Majko ofroi dorëheqjen (Video)

Përplasja me Ramën për Teatrin, Majko ofroi dorëheqjen (Video)

Pasi e pranoi Thaçin udhëheqës të dialogut, LDK grushton nga Prapashtica Lutfi Hazirin

Pasi e pranoi Thaçin udhëheqës të dialogut, LDK grushton nga Prapashtica Lutfi Hazirin

Murati kërkon përqendrim te sjellja e Serbisë jo te protagonizmi dialogues

Murati kërkon përqendrim te sjellja e Serbisë jo te protagonizmi dialogues

Pacolli takohet me Presidentin e Italisë Mattarella, Italia do të mbështet fuqishëm Kosovën

Pacolli takohet me Presidentin e Italisë Mattarella, Italia do të mbështet fuqishëm Kosovën

Arrestohet drejtori i urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

Arrestohet drejtori i urologjisë në QKUK, Rexhep Kasumaj, pasi kërkoi 100 euro nga pacienti

Besnik Tahiri: Rekomandimi i KE-së për liberalizimin do të jetë pozitiv

Besnik Tahiri: Rekomandimi i KE-së për liberalizimin do të jetë pozitiv

Nëpërmjet FSK-së, Beogradi e komplikon dialogun

Nëpërmjet FSK-së, Beogradi e komplikon dialogun

Pakistan, 10 vjet burg për ish-kryeministrin Sharif

Pakistan, 10 vjet burg për ish-kryeministrin Sharif

Pas hapjes së tunelit, nga Peja në Rozhajë për 18 minuta

Pas hapjes së tunelit, nga Peja në Rozhajë për 18 minuta

Ministrja Reshitaj: Reformat e ndërmarra do të lehtësojnë pajisjen me leje ndërtimi

Ministrja Reshitaj: Reformat e ndërmarra do të lehtësojnë pajisjen me leje ndërtimi

Reagon Bekim Jashari, thotë se nuk i ka larguar njerëzit e Sami Lushtakut nga puna

Reagon Bekim Jashari, thotë se nuk i ka larguar njerëzit e Sami Lushtakut nga puna

Meksikë: Shpërthime në depot me fishekzjarre, 24 të vrarë

Meksikë: Shpërthime në depot me fishekzjarre, 24 të vrarë

Apeli i Policisë: Mos lini gjëra më vlerë në vetura

Apeli i Policisë: Mos lini gjëra më vlerë në vetura