Vuçiq viziton Bujanocin, kjo është agjenda e tij

E publikuar: 07/02/2019 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sot pritet ta vizitojë Bujanocin si pjesë e fushatës “E ardhmja e Serbisë”, gjatë së cilës ai dëshiron t’i paraqesë rezultatet e Qeverisë aktuale dhe të bisedojë me qytetarët, njoftuan mediat lokale.

Mësohet se presidenti serb gjatë qëndrimit në Bujanoc do ta vizitojë repartin e kompanisë JUMKO ku janë të punësuar rreth 110 persona që këto ditëve ka mbushur një vit nga fillimi i funksionimit.

Vuçiç ka paralajmëruar se fushatën gjatë së cilës ai planifikon të vizitojë të 29 rrethet administrative, do të fillojë me rrethin e Pçinjës.