Vuçiq: Vetëm Kroacia e ka bllokuar kapitullin për arsim dhe kulturë

E publikuar: 13/12/2016 21:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot në Beograd se me largimin e tij nga Brukseli, për shkak të bllokadës së Kroacisë për hapjen e kapitullit të 26 në bisedimet për pranim në Bashkimin Evropian, nuk e ka ndalur integrimin në BE të Serbisë, por e ka treguar vlerën e Serbisë.

“Me këtë veprim nuk e kam ndalur procesin, por vetëm e kam treguar tabelën tonë të vlerës”, tha Vuçiq.

Ai theksoi se vetëm Kroacia e ka bllokuar hapjen e këtij kapitulli për arsimin dhe kulturën, e jo siç theksohet në Zagreb, se këtë e kanë bërë më tepër shtete.

Vuçiq tha se askush nuk mund ta shkelë dhe nënçmoj Serbinë dhe se njëri nga shkaqet e largimit të tij të mbrëmshëm nga Brukseli ishte që nuk e ka marrë arsyetimin për bllokadë./rel/