Vuçiq thumbon Mustafën, e pyet se kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës

E publikuar: 24/10/2016 21:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar vizitën e sotme të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në kombinatin Trepça në Stantërg.
“Cilën minierë e paska vizituar?”, ka pyetur homologu i Mustafës.

“E ka vizuar pjesën jugore të Trepçës, e cila është nën kontrollin e Prishtinës që nga viti 1999″, ka thënë Vuçiq.

“Kur do ta vizitojë pjesën veriore të Trepçës?… Dëshirojnë të tërheqin vëmendje çdo ditë edhe ai edhe Edita Tahiri”, ka deklaruar Vuçiq.