Vuçiq thotë se Serbia do t’ia shihte hairin njohjes së Kosovës

E publikuar: 13/12/2017 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në Samitin botëror kushtuar ndryshimit të klimës, i cili me iniciativë të presidentit francez, Emmanuel Macron, po mbahet në Paris.

Vuçiq, në margjina të samitit, ka folur me ironi ose me dykuptimësi, siç di të bëjë shpesh, edhe për ecjen e vendit të tij drejt Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se po ta njihnin Kosovën, çdo gjë do të lulëzonte në Serbi.

“Nëse Serbia nesër i vë sanksione Rusisë dhe e njeh pavarësinë e Kosovës, do të shihnit se do të bëheshim kampionë në mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve, e po atë ditë pavarësia në gjyqësor do të lulëzonte”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

“Por ata në Bruksel e bëjnë punën e vet, e puna jonë është Serbia”, është shprehur ai, njofton “Vecernje Novosti”.