Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

05.12.2019 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vuçiq thotë se “Masakra e Reçakut është e trilluar”, ish-ministri i Millosheviqit e quan Walkerin “mashtrues”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur të tmerrshëm faktin që ish-ministri i Qeverisë së Kosovës, Ivan Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për shkak se tha se masakra në Reçak ishte e trilluar.

Madje, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se edhe vet e përsërit se “ishte një krim i fabrikuar” dhe pyeti “a do të na dënojnë të gjithëve për këtë?”

“Kjo është e tmerrshme”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë tutje se, “të gjithë anëtarët e Listës Serbe do të përsërisin të njëjtën gjë, dhe unë po e përsëris tani – krim i fabrikuar në Reçak”, duke shtuar se gjithçka u fabrikua nga Walker, të cilin e ka quajtur edhe “mashtrues”.

Ndryshe, ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burg, pasi është shpallur fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.
Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ka raportuar “Betimi për Drejtësi”.

Ivan Teodosijeviq, ka qenë ministër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në Qeverinë e Kosovës, nga radhët e Listës Serbe, e cila është në bashkëqeverisje me PDK-në, AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe AKR-në.
Kryeministri Ramush Haradinaj, në prill të këtij viti, e kishte shkarkuar atë nga kjo pozitë, pas deklaratës që kishte dhënë lidhur me masakrën e Reçakut.

Sipas aktakuzës së ngritur më 28 qershor 2019, i pandehuri në cilësinë e Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, duke keqpërdorur pozitën apo autorizimin e tij, me dashje, ka nxituar dhe përhapur publikisht urrejtje, përçarja dhe mos durim midis grupeve kombëtare, racore dhe etnike që jetojnë në Republikës e Kosovës.

Po sipas aktakuzës, me datë 24 mars 2019, në rrugën “Kralj Milutin” në Zveçan, në cilësinë e pjesëmarrësit dhe folësit në tubimin qytetar kundër intervenimit të NATO-s, në vitin 1999 në Kosovë, ndër tjerash kishte thënë se “Masakra e Reçakut ishte trillim… Janë terroristët shqiptarë që e trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë”.

Derisa presidenti serb e quan të trilluar, një ish zyrtar i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, ditë më parë ka dhënë versionin për masakrën e Reçakut, duke e pranuar se ishin forcat serbe ato që e kryen këtë krim mbi shqiptarët në janar të viti 1999.

Këtë version ia kishte thënë mediumit serb “Kurir” Dragan Markoviq-Markoni, pjesëtar shumëvjeçar i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb (SDB) dhe ish-Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Informative e të Sigurisë (BIA).

Markoviq kishte thënë se “Njësia e Operacioneve Speciale Serbe (JSO) duhej ta mbronte popullsinë serbe në pjesë të ndryshme të ish-Jugosllavisë të prekura nga lufta civile, por shefi i atëhershëm i SDB abuzoi me patriotizmin e anëtarëve të asaj njësie”.
Sipas tij, ai e bëri këtë “duke u dhënë atyre urdhër që të mos respektojnë ligjin e luftës, por të përdorin dhunë të tepruar”.

Dhe tash shtrohet pyetja, përgjigja e së cilës është shumë e qartë: Kush po gënjen këtu, Walker që ishte dëshmitar i masakrës, zyrtari i lartë i Shërbimit të Sigurimit Serb (SDB) dhe ish-zëvendësdrejtor i BIA-s, që ishte protagonist i masakrës, apo Vuçiqi që ndjek politikën e Millosheviqit, që nuk pranoi asnjërën nga masakrat e mëdha të kryera nga forcat ushtarake, policore e paramilitare serbe në luftërat e përgjakshme të viteve 90-ta në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.

Më 15 janar të vitit 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën ndër masakrat më të tmerrshme në vendin tonë.

Aty u vranë dhe u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Ky gjenocid, tronditi gjithë opinion ndërkombëtar. Ambasadori William Wolker, e cilësoi ngjarjen në Reçak si krim kundër njerëzimit.

Masakra e Reçakut ishte pika e kthesës për luftën dhe çlirimin e Kosovës, pasi dy muaj më vonë filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet ushtarake e policore serbe.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Hoti uron besimtarët dhe apelon për respektim të masave

Hoti uron besimtarët dhe apelon për respektim të masave

Bajrami në Maqedoninë e Veriut falet me numër të vogël besimtarësh

Bajrami në Maqedoninë e Veriut falet me numër të vogël besimtarësh

​Bajram në pandemi, besimtarëve nuk iu lejua falja në xhami

​Bajram në pandemi, besimtarëve nuk iu lejua falja në xhami

Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Thaçi: Me shumë solidaritet e harmoni këtë Kurban Bajram

Plan 9 pikësh i Miroslav Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi

Plan 9 pikësh i Miroslav Lajçakut për dialogun Kosovë – Serbi

Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Miratimi i buxhetit, Hoti: Do të nisim zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike

Avokati 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐌𝐮𝐬𝐚 vdes nga Covid-19

Avokati 𝐒𝐚𝐡𝐢𝐭 𝐌𝐮𝐬𝐚 vdes nga Covid-19

Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Miratohet rishikimi i buxhetit edhe në leximin e dytë

Deputetët votojnë pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

Deputetët votojnë pro pagesës së rrezikshmërisë për zjarrfikësit

Institucionet, cak i sulmeve kibernetike në Maqedoninë e V.

Institucionet, cak i sulmeve kibernetike në Maqedoninë e V.

Numri më i ulët i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Itali

Numri më i ulët i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në Itali

Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në botë

Mbi 17 milionë raste me COVID-19 në botë

Haziri falënderon “ELKOS-in” për donacionin dedikuar Spitalit të Gjilanit

Haziri falënderon “ELKOS-in” për donacionin dedikuar Spitalit të Gjilanit

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Deputetët votojnë kundër ngritjes së pagave për mjekët e policët

Haziri: Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19

Haziri: Mos e humbni durimin për fitore ndaj COVID-19

Zemaj: Shqetësuese, ka njerëz që mendojnë se janë të paprekshëm nga COVID-19 dhe infektojnë të tjerët

Zemaj: Shqetësuese, ka njerëz që mendojnë se janë të paprekshëm nga COVID-19 dhe infektojnë të tjerët