Vuçiq thotë se dialogu me Prishtinën vazhdon të martën, merr pjesë edhe Nikoliqi

E publikuar: 22/01/2017 14:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dialogu mes Prishtinës e Beogradit do të vazhdojë, dhe këtë të martë do të takohen delegacionet e të dyja vendeve.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Vuçiq poashtu ka njoftuar se në këtë takim do të jetë edhe presidenti serb, Tomislav Nikoliq, duke shtuar se pret që delegacioni kosovar të sjell përfaqësuesit më të lartë.

Ky takim i të dyja delegacioneve është i pari pas ndalimit të trenit serb që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicën veriore e që shkaktoi shumë reagime nga të dyja palët, duke u thënë se mund edhe të rrezikojë dialogun.