Vuçiq: S’kam folur për njohjen e Kosovës, s’është temë e imja

E publikuar: 06/03/2019 15:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë sot se për agjencinë e lajmeve ANSA i ka rrëfyer ato që çdo ditë i thotë.

Vuçiq ka shtuar se nuk ka folur aty për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe se siç është shprehur kjo nuk është temë tij, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Nuk e di si e kanë transmetuar. Nuk kam thënë diçka për njohjen, përveç që kamë thënë se nuk kemi kompromis për zgjidhjen”, ka thënë Vuçiq.

Këtë ai e ka thënë në sytë e Kryeministrit të Italisë, Guisepe Conte i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Beograd.