Vuçiq: Shqiptarët kanë mbështetje më të madhe se Merkel e Makron

E publikuar: 27/05/2019 18:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb ka deklaruar se udhëheqja aktuale ka arritur të ngris autoritetin dhe fytyrën e Serbisë në botë dhe që sërish të flitet për Kosovën, por ka theksuar se qysh në vitin 2010, gjithçka që ka të bëj me Kosovën, ka marrë fund.

“Mund të kërkojmë dhe të pyesim për ndonjë gjë dhe të luftojmë për më të mirën që mundemi. Kohë më parë ishte samiti në Berlin, ku Makron dhe Merkel janë munduar të bindin shqiptarët që të heqin taksën, por ata kishin mbështetjen e njerëzve më të fuqishëm se sa që janë këta dy liderë evropianë”, ka theksuar Vuciq, transmeton Zëri.

Ai ka theksuar se gjatë periudhës së bisedimeve, kanë arritur të ruajnë paqen në Kosovë dhe se ka pasur shumë pak të plagosur dhe të vrarë, duke mos llogaritur Oliver Ivanoviçin, që prej se kanë shpallur pavarësinë e tyre.