Vuçiq: Sado që Thaҫi i shkon pas Putinit, nuk merr mbështetje për asgjë pa lejen e Serbisë

E publikuar: 13/11/2018 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuҫiq e ka komentuar takimin e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaҫit dhe atij të Rusisë, Vladimir Putin. Ai thotë se është tronditur kur i ka parë fotot e dy presidentëve.
“Ne jemi të tronditur nga foto e Thaçit dhe Putinit por të gjithë kanë politikat dhe pozicionet e tyre ashtu siç bën Serbia”, kështu e ka komentuar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq takimin mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit me atë të Rusisë, Vladmir Putin.

“Thaçi është i lirë të ndjekë Putinin, por ai nuk do të marrë mbështetjen për asgjë me të cilën Serbia nuk pajtohet,” tha presidenti gjatë një konference shtypi.

Ai është i bindur se edhe Rusia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për të mbështetur Serbinë në çështjen e Kosovës “dhe do të vazhdojë të qëndrojë me Serbinë, siç ka bërë deri më tani”.

Vuçiq tha se nuk e dinte kur fotografitë e Thaçit me Putin u bënë në Paris, në një ceremoni që u mbajt të dielën duke shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

“Nuk është biznesi im, kjo është një pyetje për Rusinë dhe për Prishtinën. Nuk është për ne të mbajmë një sy në atë që një fuqi e madhe si Rusia po bën, nuk është për mua të bërtas”, tha ai.

Në lidhje me deklaratat e Thaçit për takimin e tij me Putinin, Vuçiq shtoi se nuk është puna e tij të merret me të dhe se janë pyetje për Rusinë dhe Prishtinën, raporton b92

“Nuk është puna e jona ta mbajmë një sy tek Rusia si fuqi botërore se çfarë po bënë, por mendoj se nuk është një gjë që e përkrah Putini sepse BE e mbështet në një far forme pavarësinë e Kosovës, por mendoj se në politikë nuk ka dashuri vetëm interes”, tha ai./Express/