Vuçiq-Putinit: S`jam optimist për zgjidhje kompromisi me Kosovën

E publikuar: 04/12/2019 14:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha në fillim të takimit të tij me homologun e rus, Vladimir Putin në Soçi se nuk është optimist kur bëhet fjalë për zgjidhje përfundimtare kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës.

Duke paralajmëruar temat që ai dëshiron të diskutojë me kreun e shtetit rus, Vuçiq e informoi Putinin se tubacioni i gazit përmes Serbisë është përfunduar praktikisht dhe se ky është një shans i shkëlqyeshëm për zhvillimin e Serbisë, transmeton Klan Kosova.

Partneriteti strategjik midis Serbisë dhe Rusisë po zhvillohet dhe forcohet çdo ditë, tha nga ana e tij Putin dhe shtoi se e Vuçiqin përsëri në Rusi majin e ardhshëm.