Vuçiq pushton veriun me fushatë, por nuk hyn në Kosovë (VIDEO)

E publikuar: 28/03/2017 21:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Veriu i Mitrovicës nuk dallon nga qytetet e Serbisë në kohën e fushatës për zgjedhjet presidenciale.

I gjithë qyteti është mbuluar  posterë të kandidatëve per president të shteti fqinj.

Aty dominon bindshëm, Aleksandar Vuciq, i cili është kryeministër aktual i Serbisë.

Vuciq, kishte paralajmëruar të mërkurën se do të jetë edhe fizikisht për të bërë fushatë në veri të Kosovës, me lejen e autoriteteve të Prishtinës.

Por të martën pasdite ai e anuloi vizitën në veri. Shkak tha të jetë presioni e cirku që po bënë Prishtina zyrtare. Para kësaj deklarate Ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, tha se leja iu dha politikanit serb, por me disa kushte.

Nga ana e tij ish-politikani Momqillo Trajkoviq, përkundër se përkrah mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale serbe në Kosovë thotë se me votat e serbëve të këtushëm, sistemi politik i Serbisë mashtron.

Sipas Trajkoviqit, janë mbi 70 mijë bashkëkombas të tij që kanë të drejtë vote, kjo pasi që iu lejohet edhe me dyshtetësi, që ai e quan metodë të mirë.

E kritikat i ka të ashpra për pretendentin kryesor që të bëhet shef i shtetit serb, Aleksandar Vuciq.

E derisa vizita dhe kampanja për presidencialet e Serbisë, tashmë ka marrë udhë, institucionet kosovare bashkë me misionin e OSBE-së dhe ato të Serbisë, ende te pakten zyrtarisht  nuk janë marrë vesh për mbajtjen e zgjedhjeve dhe hapjen e vendvotimeve më dy prill.

Nga misioni i Organizates per Siguri dhe bashkëpunim, në Prishtinë, kan thënë të martën se ata janë të gatshëm të marrin rolin e tyre operativ  ne organizimin e zgjedhjeve presidenciale te Serbisë ne territorin e Kosoves, por se nuk ka ujdi finale.