Vuçiq: Problemi nuk zgjidhet me njohjen e Kosovës

E publikuar: 12/03/2019 16:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se problemi nuk mund të zgjidhet duke njohur pavarësinë e Kosovës në kufijtë aktual dhe se sipas tij kjo nuk do të ndodhë.

“Është e pamundur”, tha ai në një intervistë për Televizionin Prva, transmeton Klan Kosova.

Kreu i shtetit serb tha mes tjerash se Beogradi nuk e sheh se cila mund të jetë një alternativë për negociata, por se ato tani nuk po zhvillohen se  nuk mund të flitet për që të dyja palët janë afër marrëveshjes.

“Cila është alternativa e negociatave? A doni të luftojmë? Nëse luftojmë, do të vijmë përsëri për të negociuar. Cila është  ideja? “tha Vuçiq.

Ai përsëriti se Serbia nuk mundet që serbët e mbetur në Kosovë, t’i lërë nën mëshirën e e një sulmi eventual dhe ka shtuar se vazhdimisht ka potencuar se Serbia në raste të tilla di si të përgjigjet, transmeton Klan Kosova.

“Thashë se çfarë do të bëjmë dhe atë do ta bëjmë. Nëse Prishtina hyn në veprim, do të përgjigjemi. Kjo është arsyeja pse ajo nuk lëviz. Por çfarë mendoni të bëjmë nëse nuk flasim? Nuk kemi zgjidhje. Por në këtë pikë ne nuk flasim me askënd”, tha ai, transmeton Klan Kosova.