Vuçiq për shkëmbimin e territoreve: Vetëm mund të qeshim me këto ide të kosovarëve

E publikuar: 09/06/2020 13:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezoluta 1244 ka anët e saj të mira dhe të këqija, dhe ne ende nuk kemi asnjë dokument tjetër përveç tij, thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për Kosovën.

I pyetur për rikthimin në tryezën e bisedimeve, Vuçiq thotë se dialogu duhet të rifillojë, por siç është shprehur ai nuk pranojnë ultimatume nga Prishtina, shkruan Tanjug.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë, por nuk pranojmë ultimatume nga Prishtina, disa nga dëshirat e tyre shtesë në lidhje me orekset dhe aspiratat territoriale, vetëm mund të qeshim me ta. Do të kemi gjithmonë forcë të mjaftueshme për të thënë “jo” kundër asaj që është kundër interesave tona kombëtare. Ne jemi në favor të një kompromisi, i cili shpresoj se do të ndodhë, por tani për tani nuk ka zgjidhje”, tha Vuçiq.

Kujtojmë se Qeveria e re në krye me Avdullah Hotin gjatë javë së kaluar ka hequr masat e reciprocitetit me Serbinë, për t’i hapur rrugë rifillimit të dialogut me Serbinë./Express/