Vuçiq për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet, por jo me rregulloret e Kosovës

E publikuar: 29/09/2020 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të implementohet, por jo në përputhje me rregulloret e Kosovës, sepse nëse gjithçka shikohet në atë mënyrë, duhet të jetë në përputhje me rregulloren e Prishtinës ose Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë është e pamundur për të arritur ndonjë kompromis.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Kësisoj ai ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të qeverisë gjermane Stefan Seibert se gjithçka e nënshkruar në 2013 dhe 2015 duhet të realizohet dhe që Asociacionin duhet të zbatohet në përputhje me rregulloret e Kosovës, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova

Ai shtoi se mesazhet nga Prishtina shpesh janë të paqarta për të, sepse sipas tij nuk janë racionale.