Vuçiq pas takimit me Hahn thotë se “Serbia është në pozitë të vështirë”

E publikuar: 02/07/2018 16:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një takim me komisionierin për zgjerim, Johanes Hahn.
Pas këtij takimi, presidenti serb ka thënë se shteti që drejton nuk është në pozitë të lehtë, kur vjen fjala për Kosovën.

“Nuk do të lejojmë që Serbia të përulet, ne nuk duam luftë, dhe nëse është nevoja do të bisedojmë tri herë në ditë me Kosovën”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Hahn e ka veçuar çështjen e Kosovës si me rëndësi të madhe për Serbinë, por sipas tij nuk është e vetmja.

Komisioneri Hahn gjithashtu ka premtuar përkrahje për Serbinë në rrugën drejt BE-së.