Vuçiq: Pas aksionit të sotëm, gjërat në veri s’do të jenë të njëjta

E publikuar: 28/05/2019 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pas aksionit të sotëm të policisë speciale të Kosovës në veri, gjërat nuk do të jenë më të njëjta dhe se Beogradi a do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociuesve shqiptarë.

Vuçiq u tha gazetarëve pas seancës së parlamentit për Kosovën se nesër ‘ne me siguri nuk do të themi se ajo çfarë ka ndodhur – nuk vlen’.

“Do të ketë një qëndrim të ndryshëm ndaj negociatorëve shqiptarë dhe atyre që sot bën marri dhe thanë se ishte një luftë kundër korrupsionit”, tha ai.

You May Like