Vuçiq: Me palën kosovare mund të takohemi edhe në planetin Mars…

E publikuar: 31/08/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, pas takimit në Bruksel me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin, me ndërmjetësim të BE’së ka thënë se formati i dialogut nuk do të ndryshojë.

“Ne nuk punojmë bilateralisht, edhe pse nuk nuk e kemi problem të punojmë me të tjerët të bisedojmë edhe kur jemi vetëm. Ne punojmë nën patronatin e BE’së, ata i organizojnë takimet tona, transmeton Express. A do të takohemi në Nju –Jork, Bruksel, në Mars apo diku tjetër, këtë e thashë në mënyrë metaforike, kjo do të jetë nën ombrellën e BE’së. Ajo është sponsore e bisedave tona dhe kështu do të mbetet edhe në të ardhmen” ka thënë Vuçiq. Ndryshe, në bisedimet e sotme në Bruksel, Thaci dhe Vuciq kanë rikonfirmuar marrëveshjen për drejtësinë.