Vuçiq: Nuk është vetëm faji i shqiptarëve që nuk u krijua Asociacioni

E publikuar: 23/03/2018 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit në Bruksel se në takim me Thaçin e Mogherini as që është përmendur krijimi i Asociacioni të Komunave Serbe, raporton KTV.

“I kemi diskutuar të gjitha të tjerat, pos Asocicaionit dhe kjo nuk mund të jetë vetëm faj i shqiptarëve. Për 5 vjet përfundojnë edhe luftërat më të ashpra e nuk u krijua Asociacioni i Komunave Serbe”, ka thënë Vuçiq duke e konsideruar fyerje deklaratën e Haradinajt se nuk ka pasur kohë të merret me këtë çështje.