Vuçiq: Nuk do ta nënshkruaj njohjen e Kosovës as në Berlin e as diku tjetër

E publikuar: 13/04/2019 15:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se takimi paraprak në Berlin më 29 prill do të jetë shumë i vështirë për vendin e tij, transmeton Koha.net.

Në të njëjtën kohë, ai për tv pink ka hedhur poshtë njoftimet se në kryeqytetin gjerman do ta nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Kanë thënë se Vuçiqi e Bërnabiq do ta njohin Kosovën e pavarur. Nuk do të njoh asgjë, as në Berlin dhe as diku tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq.