VUÇIQ: Njohja e Kosovës s’është temë në Uashington

E publikuar: 16/06/2020 13:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Derisa në Kosovë thonë se njohja do të jetë temë. Në Serbi thonë të kundërtën. Derisa askush s’ka njohje të qartë për temat.

Njohja e Kosovës nuk do të jetë temë në Uashington, sepse ne nuk do të lejojmë që të jetë, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuciq, i pyetur për takimin e 27 qershorit në mes të përfaqësuesve të Kosovës e Serbisë, njofton Insajderi.

Opozita serbe e ka akuzuar Vuciqin se po shkon në Shtëpinë e Bardhë për ta diskutuar njohjen e Koovës, por ai i ka siguruar qytetarët serbë se një gjë e tillë s’është as temë e takimit.

Ai ka thënë gjithashtu se shpreson që pala kosovare do ta respektojë atë cffarë i kanë thënë emisiarit të SHBA-ve, Richard Grenell, se nuk do të tentojnë arnëtarësimin në organizata ndërkombtare.

“Ne do të shohim nëse shqiptarët do ta respektojnë atë që tha Richard Grenel për mos kandidimin në organizata ndërkombëtare”, pohoi Vuciq./Insajderi.com