Vuçiq ngushëllon Trumpin për vdekjen e 16 personave me avionin ushtarak

E publikuar: 11/07/2017 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një telegram ngushëllimi presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e vdekjes së 16 personave të cilët ishin në një avion ushtarak që u rrëzua në Mississipi.

“Më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia më të thella për vdekjen tragjike të 16 anëtarëve të Trupave të Marinës pas rrëzimit të avionët transportues ushtarak në shtetin e Misisipit”, thuhet në telegram.