Vuçiq nesër e takon Macronin në Paris, temë diskutimi edhe Kosova

E publikuar: 31/01/2021 13:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nisur sot për një vizitë pune në Francë, ku nesër do të takohet me presidentin francez, Emanuel Macron në Paris.“Rrugës për në Paris. Bisedime të rëndësishme për Serbinë na presin dhe tema të ndryshme, nga Kosova dhe Metohija, rruga evropiane e Serbisë, për ndërtimin e metrosë në Beograd. Rroftë miqësia serbo-franceze”, shkroi Vuçiq në profilin e tij në Instagram me një fotografi të veten nga aeroplani.Më herët, Zyra për Bashkëpunim me Mediat e Presidentit njoftoi se Vuçiq do të merrte pjesë edhe në drekën e organizuar nga presidenti francez.