Vuçiq: Nëse s’i mbrojnë serbët e Kosovës ata që duhet, ka kush t’i mbrojë

E publikuar: 29/06/2019 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Për dallim nga ata më herët, ne sot për Kosovën flasim, nuk turpërohemi nga askush, para askujt në botë, para të cilëve mund të themi se ne kemi bërë çfarë ka qenë e mundur të bëhet për të arritur te kompromisi, të tjerët këtë kompromis s’e deshën”, përcjell kossev të ketë thënë presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Ai duke folur për Kosovën ka kritikuar “ata që më herët u ishte imponuar zgjidhja” dhe të cilët kishin reaguar me “kumtesa të paqarta duke ikur e duke u fshehur” për dallim nga autoritetet aktuale të cilat, sipas tij, janë përpjekur për kompromis”.

“Jemi përpjekur të arrijmë kompromis, jo pse jemi më të dobët nga ata që ishin më herët, por për shkak se ata për kompromis askush s’i kishte pyetur por ua kishte imponuar zgjidhjen”, ka thënë Vuçiq.

“E ne për dallim nga vitit 2004, kur ishte ndjekur populli ynë nga Kosova dhe nga viti 2008 kur e shpallen pavarësinë, ne u themi, aman për të madhin Zot, mos i sulmoni serbët as në jug dhe as në veri. Sepse nëse ata nuk mbrohen nga ata që duhet, ka të tjerë që do ta mbrojë popullin e vet”, ka thënë ndër të tjera Vuçiqi.