Vuçiq: Në fund të fundit, korrigjimi i kufijve me Kosovën duhet të ndodhë

E publikuar: 18/03/2019 13:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë tha se korrigjimi i kufijve është një nga zgjidhjet për problemin e Kosovës.

Vuçiq shtoi se Serbia ishte e shtyrë nga anët e ndryshme në çështjen e Kosovës por që arriti të “ecë nëpër tel”.

Ai u përgjigj kështu në pyetjen se si ngjarjet si protesta e djeshme pasqyrojnë pozicionin negociues të Serbisë.

“Pozicioni ynë në botë është shumë më i mirë sesa ishte rasti më parë, por është e vështirë të shtypësh nga anët e ndryshme, kur shqiptarët sillen në mënyrë iracionale dhe të papërgjegjshme dhe kur në çdo anë ju jeni të detyruar të mbroni gjithçka, me burime të vogla dhe gjithçka ju duhet të ecni në tel”, tha ai për TvPink, transmeton Klan Kosova.