Vuçiq me kërkesë interesante, kërkon që OKB-ja të përfshihet në dialog

E publikuar: 18/12/2018 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka kërkuar që edhe Kombet e Bashkuara të përfshihen dhe të kenë një rol në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Ne nuk kemi asgjë kundër që dialogu të mbahet nën udhëheqjen e BE-së, por ne duam që Kombet e Bashkuara të jenë më të përfshira në këtë proces”, ka thënë Vuçiqi, shkruan TV Prva, transmeton Gazeta Express.

Vuçiq ka thënë se Serbia është e gatshme gjithmonë për të vazhduar procesin e dialogut, pasi Prishtina të rikthejë vendimet e marra.

“Ne kemi nevojë të shohim hapa dhe lëvizje nga Prishtina, që ata të largojnë tarifën e tmerrshme, dhe lëvizjet e tyre për të siguruar njerëzit tanë”, ka thënë presidenti serb.

Përfshirja e mundshme e Kombeve të Bashkuara në dialog, do t’i jepte mundësi edhe Rusisë që të përfshihej në këtë proces.