Vuçiq mahnitet nga ajo çka shkruan në biçikletën që ia dhuroi Erdogani

E publikuar: 11/10/2017 14:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur Presidentin e Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, si dhe delegacionin e biznesmenëve turq.

Me këtë rast, ndër tjerash, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Erdogan i ka dhuruar Vuçiqit një biçikletë, në të cilën shkruante “Aleksandar Vuçiq” dhe një shah, ndërsa Vuçiq i dha atij një qilim.

Takimit në fjalë i janë bashkuar edhe dy bashkëshortet e tyre, gruaja e Erdoganit Emina, si dhe Tamara Vuçiq.Ndërkohë është raportuar se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ministrat e të dy vendeve nënshkruan sot në Beograd 12 marrëveshje mes Beogradit dhe Ankarasë.