Vuçiq: Luftë mes Brukselit e Washingtonit se kush do të udhëheqë me dialogun

E publikuar: 12/06/2020 23:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se po bëhet “luftë” e madhe mes Brukselit dhe Washnigtonit se kush do të udhëheqë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Vuçiq i ftuar në një emision në televizionin “Prva”, tha se me qejf do të zgjidhte Brukselin, pasi sipas tij Serbia është përcaktuar për rrugën evropiane.

“Por nuk bënë t’i themi jo (Richard) Grenellit”, tha Vuçiq në emisionin “Tema e parë”, përcjell B92.

Sipas tij, BE-ja dhe Washingtoni kanë agjenda të ndryshme, por qëllim të njëjtë.

“Janë agjenda të ndryshme të Brukselit dhe Washingtonit, por qëllimi është që të arrihet rezultati i njëjtë. Është luftë e madhe mes tyre se kush do të udhëheqë me dialogun”, ka thënë ai.

Vuçiq ka bërë të ditur se menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi, që do të mbahen më 21 qershor, ai ose kryeministrja Ana Bërnabiq do të udhëtojë në Washington në lidhje me dialogun.