Vuçiq: Kurrë nuk do ta njohim Kosovën

E publikuar: 02/04/2015 20:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia gjithmonë është e gatshme të bisedojë me shqiptarët, por se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës!

“Raporti i Serbisë me Kosovën nuk do të ndryshojë. Gjithmonë do të bisedojmë me shqiptarët nga Kosova, por kurrë nuk do të njohim pavarësinë e Kosovës”, tha Vuçiq në Bratislavë, pas takimit me kryeministrin sllovak, Robert Fico, transmeton Telegrafi.

Kryeministri serb gjithashtu deklaroi se marrëdhëniet ekonomike dhe politike mes dy vendeve janë shumë të mira dhe shprehu besimin se tregtia në mes të Serbisë dhe Sllovakisë do të jetë edhe më e madhe.