“Rruga më e vështirë është kaluar me shumë punë. Mirëpo tani Serbia e ka të vështirë kapitullin e 35-të mbi Kosovën. Por Serbia mbetet e përkushtruar drejt anëtarësimit në BE”, ka thënë Vuçiq, raporton B92, transmeton Klan Kosova.
Kryeministri serb ka thënë se qytetarët serbë e shohin BE-në si një makineri që u bën presion rreth Kosovës.
“Qytetarët serbë herë pas here e shohin BE-në si një lloj makinerie që u bën shumë presion për shkak të Kosovës, e cila ka qenë gjithmonë problemi më i madh i BE-së në regjionin tonë”, ka deklaruar ai.