Vuçiq: Kosova në të ardhmen do të fitojë pavarësi të plotë

E publikuar: 05/05/2019 13:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se Kosova në të ardhmen do të fitojë pavarësinë dhe sovranitetin e plotë në tërë territorin, por jo sepse ai do ta pranojë Kosovën, por për shkak se nuk ka kaluar zgjidhja që ai ofron, duke mos e saktësuar se çfarë me të vërtetë ka ofruar, raporton REL në gjuhen serbe, transmeton zeri.info.

Vuçiq për televizionin Pink tha se ajo çfarë ka ofruar nuk ka kaluar për shkak se, siç tha “ishte i tmerrshëm presioni i vendeve të veçanta dhe të shërbimeve të tyre të inteligjencës”.

Vuçiqi u shpreh se ata që e kritikojnë atë fillimisht kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar asnjë zgjidhje apo propozim nga ai, por që megjithatë e kanë sulmuar, përcjell zeri.info

LEXO EDHE: Daçiq ia hedh fajin NATO-s për masakrën e Reçakut

“Ju nuk keni dëgjuar se çfarë përmban ky propozim, po nuk keni dëgjuar për atë që e keni sulmuar, kështu që për shkak të kësaj, ma keni këput kokën në mënyrë metaforike, dhe tani që them se ai plan ka dështuar ju po thoni se nuk kemi dëgjuar për të, prandaj prisni njerëz, pse më keni sulmuar pastaj shkatërroni gjithçka, a nuk keni dashur të dëgjoni”, pyeti Vuçiq.

Më tej ai tha se kishte organizuar dialog të brendshëm, por opozita nuk bëri ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjeve të Kosovës.

“Unë po ju pyes se çfarë është zgjidhja më e mirë, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim dhe për shkak se unë do ta njoh atë, do të fitoj pavarësinë dhe sovranitetin e plotë në tërë territorin e saj dhe pastaj do të pyes shumë njerëz që kanë protestuar dhe kanë thënë shumë gjëra, pse vepruat ashtu, dhe si është e mundur që ju të mos mund të shihni realitetin dhe pse keni penguar Serbinë të nxjerrë diçka për popullin dhe vendin e saj”, tha në fund Vuqiq./Zëri