Vuçiq kërkon leje për vizitë në Leposaviq

E publikuar: 27/03/2017 15:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë kohëve të fundit nuk po u lejohet hyrja në territorin e Kosovës pa lejen e institucioneve të vendit.

Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq i cili ka kërkuar leje nga Qeveria e Kosovës për ta vizituar Leposaviqin.

Kështu merr vesh Telegrafi nga burimet brenda Qeverisë së Kosovës.